Një aksident automobilistik ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton atje.
Në videon e xhiruar nga shqiptarët, të cilët ishin goditur nga një shofere austriake, shihet se ajo tenton të iki nga vendi i ngjarjes.
Ndonëse shqiptarët i thonë se polica është rrugës për të ardhur në vendin e ngjarjes, shoferja austriake e cila duket të jetë e dehur, nuk i dëgjon dhe ikën, por disa metra më larg shkakton një aksident tjetër.
Në video dëgjohen shqiptarët duke folur shqip, ndërsa videon në Facebook për pak orë e kanë parë rreth një milion persona.