Google search engine
Home Politike Parlament “Ne po bëhemi gati të lëvizim”, kryetari i KLP tregon problemin në...

“Ne po bëhemi gati të lëvizim”, kryetari i KLP tregon problemin në godinën e re: Kemi nevojë për fonde shtesë

0
401

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi sot një fond shtesë. Ai tha se godinat ku ky institucion i drejtësisë së re do të vendoset, nuk kanë sistem të regjistrimit të informacionit dhe çdo organ kolegjial e ka të nevojshëm regjistrimin e mbledhjeve.

Ibrahimi tha:

“KLP, ka nevojë për një buxhet shtesë me qëllim instalimin e pajisjeve të regjistrimit të mbledhjeve të Këshillit. Ne po bëhemi gati të lëvizim në një godinë të re e cila nuk ka një sistem të regjistrimit të informacionit dhe sikurse e dini në çdo organ kolegjial është i nevojshëm regjistrimi i mbledhjeve dhe dokumentimin i tyre. Ne, çdo mbledhje e publikojmë në faqen tonë zyrtare e bëjmë transparente për të gjithë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here