“Kallëzimi penal është i formalizuar, i ndërtuar është në tryezë për tu analizuar dhe nënshkruar. është koha fizike e presidentit, do të depozitohet ditën e nesërme. Është një material voluminoz, në dallim nga vepra bëhet dallimi ku do depozitohet.” – kështu shprehet Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidencën, i ftuar në rubrikën “Opinion”, referuar kallëzimit penal ndaj kreu të KED, Ardian Dvorani paralajmëruar nga kreu i shtetit.
Sa i takon videos paralajmëruese më fakt tronditëse, pa dashur të japë shumë detaje, Dervishaj tha se ajo do të përmbajë disa të dhëna që presidenti i konsideron të nevojshme që publiku duhet t’i dijë. “Nuk mund të deklaroj diçka që nuk e di 100%, por t’ja lëmë Presidentit për ta shfaqur, besoj do jetë diçka më parë se fundi i javës.” -tha Dervishaj.
Dervishi tregoi se presidenti Meta nuk ka dashur të pengojë punën e KED-së përgjatë këtij viti. Ai tregoi se nëse Meta do të zgjidhte pas vonesës së dërgimit të listave me kandidatët e KED-së, ai do të akuzohej nga parlamenti për shkelje kushtetuese.
”Të ta japë një përgjigje. Gjatë këtij 1 viti, nga 1 janar 2019 deri në momentin që anëtarët e GJK-së u zgjodhën dhe u betuan e patë presidentin të anatemojë KED-në? Anjëherë. Përveçse në shkresën me korrektimet dhe konstatimet e ligjit të bëra nga presidenti, nuk janë publuikiuar me qëllim të vazhdohej proçesi i KED. Proçesi i emërimeve u mbuyll në 21 shtator, Të gjitha veprimet pastaj janë proçes administrativ i KED-së.
Nëse do të zgjidhej një anëtar nga presidenti që nuk përlqehej do të sulmohej për shkelje kushtetuese. Presidenti u tregua korrekt. Edhe në mbledhjen e Këshillit në datën 7, kam kërkuar që të ruhet me audio”, u shpreh Dervishi.
Për këshilltarin ligjor të Presidentit rezoluta e miratuar në seancë plenare, për shmangien e ngërçit pas emërimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, nuk ka ndonjë fuqi kundrejt dekreteve të Presidentit, dhe nuk ndikon në veprimtarinë e kreut të Shtetit
Ndër të tjera Dervishaj komentoi edhe procedurën e ndjekur për emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
“Unë do thosha është përjetuar me veprime konkrete. Nuk është një përplasje institucionale që e ka nisur Presidenti, përkundrazi Institucioni i Presidentit është është treguar më luajal, nga çdo institucion i përfshirë në këtë proces.
Institucioni i Presidentit, unë vetë kam marr pjesë në të gjitha mbledhje, mbi 30 të tilla dhe kemi ofruar bashkëpunim e këshillimi. presidenti i kërkoi këshillit me shkresë zyrtare, për secilën vakancë, e t’ia përcjellë presidencës e kuvendit, më 31 gusht, më 21 shtator në mbledhje kemi qenë edhe ne ka përfunduar procesi për 4 vakanca, u bë publike me 22 shtator, ndërsa më 8 tetor i vijnë dy lista. Sërish luajaj Presidenti, sërish me shkresë i thotë më keni sjell dy lista, a i janë dërguar Kuvendit? Nëse do të shprehej menjëherë, para se kuvendi të administronte listat, një nga vakancat e kuvendit do të prishej. Kreu i KED ktheu përgj: Sot ia dërgova .
Pezullimi i procesit u bë në datën 5 nga Presidenti dhe iu dërgua tre institucioneve, Këshilli thirri mbledhjen më datën 7. U njoh me përmbajtjen e shkresës dhe anëtarët deklaruan se nuk anatemojmë qëndrimin e Kreut të Shtetit, vec pezullimit na kërkon praktikën, dhe kryetari më datë 7 nëntor i dërgoi plotësimin e praktikës me dokumentacion. Nuk u diskutua dhe nuk u mor vendim në mbledhje. Vendimi i 21 shtatorit na botohet në fletoren zyrtare, vetëm për efekt publik, që u zgjodh i pari në listë dhe Presidentit i humbi afati, po asnjë nuk e bën dot këtë, askush s’mund të thotë Presidentit i humbi afati. Pra, botimi në fletore zyrtare është në kundërshtim me vetë Këshillin, që thotë ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen e Gjykatës së Lartë. Ndaj Presidenti ngriti pradinë, duhet veçuar këshilli si organ kolegjial, nga kryetari si organ individual.” -u shpreh Dervishaj.