Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur vendin ushtarakisht inferior ndaj aleatit të saj Izraelit, por në maj 2019 vendi kompletoi marrëveshjen me Rusinë për shitjen e të paktën 20 avionëve superiorë Su-35, dërgesat e të cilëve Moska nisi kësaj jave dhe pritet të kompletohen në 2020. Sipas kontratës 2 miliardë dollarëshe, forcat ajrore egjiptiane do të marrin avionët elitarë për flotën e tyre, të cilat i kërkonin që prej viteve 1970-të nga SHBA.
Por Uashingtoni i ka mohuar atyre avionët e teknologjisë së fundit si F-15, e madje dhe më pak të aftin F-16 Falcon, me kusht që të mos ishin të pajisur me raketat moderne AIM-120 AMRAAM. Izraeli, fqinj i i Egjptit, aleati kryesor i SHBA zotëron avionë të panumërt amerikanë. Kohët e fundit tel Avivi ka dislokuar avionët e fundit F-35, të cilët megjithëse më të lehtë e më pak të specializuar në luftën ajër-ajër sesa F-15, kanë shumë aftësi unike. Egjipti ka reduktuar mbështetjen në avionët ameriaknë që prej rëzimit të qeverisë së mbeshtetur nga Perëndimi në 2013, dhe ka blerë avionë rusë 50 MiG-29M dhe rreth 100 helikopterë Ka-52 .