Google search engine

    Dokumentet e gjetura në makinën e Ndojës, zbulohet nëse kishin lidhje me ato që u vodhën në Prokurorinë e Durrësit dhe ç’pritet të ndodhë sot me prokurorin dhe ‘të fortin’ e Shijakut

    0
    379

    Detaje të reja kanë dal në dritë nga dosja hetimore e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

    Burime nga grupi hetimor për mediat, i cili që prej datën 1 nëntor heton në lidhje me dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, kanë konfirmuar se dokumentet e gjetura në automjetin e prokurorit të Durrësit, nuk kanë lidhje me ata të vjedhura muaj më parë në Prokurorinë e Durrësit.

    Më herët dhe vetë Ndoj në një komunikim për mediat nga spitali i Durrësit kishte mohuar vërtetësinë e këtij lajmi që qarkulloi me shpejtësi, duke u shprehur se nëse kjo do të ishte e vërtetë do ishte arrestuar menjëherë nga autoritetet.

    Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat akoma nuk kanë mbërritur.

    Gjithashtu, dy të plagosurit, Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.

    Ndërkohë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, humbi jetën në spitalin e Traumës disa ditë pas atentatit pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

    Nga hetimet e deritanishme, në prangat e policisë ka përfunduar vetëm një autor i dyshuar, Redjan Rraja, i cili është lënë nën masën “arrest me burg”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here