‘Braktisi’ Arian Çanin në mes të sezonit, ‘Sofia’ flet për largimin e saj të bujshëm dhe zbulon arsyet që fshihen pas këtij vendimi

0
323

Moderatori dhe gazetari Arian Çani njoftoi të premten që lamë pas se ‘Sofia’ ishte larguar nga emisioni dhe teksa e falenderoi shpalli të hapur audicionet për Sofinë e radhës.

Moderatori nuk përmendi asnjë arsye për largimin e Xheni Brahajt, duke na lënë të gjithëve në dyshime.

Për “Albeu”, Xheni ka treguar arsyen e largimit, duke hedhur poshtë aludimet se ka pasur konflikte me stafin e emisionit.

“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur” – ka treguar ajo.

Xheni tregoi se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me stafin, duke treguar se ka në plan projekte të reja.

Megjithatë, ajo ende nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here