Avokati Altin Goxhaj bën me dije se është shtruar si i sëmurë në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai thotë se e kanë helmuar në mënyrë të sofistikuar.
Goxhajt i ka shkuar për vizitë artisti Avni Delvina, me të cilin avokati ka publikuar një foto.
“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!
Një foto me të Madhin Avni Delvina në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12”, shkruan Altin Goxhaj.









































