Google search engine
Home Politike Trondit Spartak Ngjela: Ky është gabimi i Ilir Metës që do e...

Trondit Spartak Ngjela: Ky është gabimi i Ilir Metës që do e çojë në burgim të përjetshëm. Ja kur shpërndahet Parlamenti

0
301

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra duke iu drejtuar mazhorancës socialiste për ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta u shpreh se askush nuk duhet të guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, teksa ka thënë se nuk ka asnjë institucion më të rëndësishëm se Kushtetuta.

Kreu i shtetit ka paralajmëruar se edhe vetë Parlamenti mund të shpërndahet me një dekret presidencial.

Për avokatin Spartak Ngjela kjo lëvizje e Ilir Metës do të thotë burgim i përjetshëm.

“Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin vetëm kur nuk del mazhoranca. Kur nuk zgjidhet dot kryeministri ose Presidenti, thërriten palët dhe më pas shpërndahet Parlamenti”, theksoi Ngjela në A2 news.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here