Në fjalën e tij për gazetarët, presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta është e paluajtshme dhe se askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese.
“Sot këto parashikime të kushtetutës që janë të paluajtshme, kanë një lajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi me dorë në Kushtetutë të Ilir Metës ka qenë një akt ceremonial apo formal. Nuk ka organ më të rëndësishëm se ajo dhe përpjekjet për të kapur gjithë institucionet e drejtësisë duke kapur Gjykatën Kushtetuesë, nuk do ta ketë të mundur askush ta harrojnë. Presidenti, qeveria, parlamenti të gjitha bien në forma të ndryshme, por askush nuk mund të rrëzojë kushtetutën e Shqipërisë. E nëse u duket se veprimet ceremonial, do tju tregojmë të gjithë qytetarëve se çfarë ka kompetencë kushtetuta. Secili ka përgjegjësinë të bëjë e vet. Secili ka kompetenca përkatëse, dhe presidenti do ti rikthejë nëse është nevoja tek populli atë çfarë I takon.








































