Moderatorja Eni Vasili është përplasur ashpër me ish-deputetin te Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e televizionit.
“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.
“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.
“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.
Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.
“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.










































