Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese. Teksa po hynte në ambientet e Gjykatës, Vorpsi u ka thënë gazetarëve: Mos u lodhni kot.
Procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese ditën e djeshme prodhoi një rast të panjohur më herët në historinë e Shqipërisë.
Arta Vorpsi, që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, si mënyrë për të shmangur betimin para Presidentit Meta, zgjodhi një zyrë noterie.
E njohur nga maxhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetuese (si e zgjedhur pasi Presidenti Meta nuk u shpreh për emrin e dytë që i takonte), Arta Vorpsi nuk njihet në këtë pozicion nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit, dje, dekretoi si anëtaren e pestë të këtij institucioni, Marsida Xhaferllarin, e cila, bashkë me Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, u betuan në Presidencë.










































