Google search engine
Home Bota Rajoni Minoriteti grek vazhdon të trajtohet si problem! Greqia kërkesë të hapur qeverisë...

Minoriteti grek vazhdon të trajtohet si problem! Greqia kërkesë të hapur qeverisë shqiptare

0
462

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Selanikut, ka folur për marrëdhëniet me fqinjët, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë greke tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me një inventar të paanshëm dhe objektiv, duke respektuar plotësisht të drejtën e pakicave kombëtare, duke shmangur veprimet që dëmtojnë fqinjësinë e mirë.

“Sa i përket Greqisë, asnjëherë nuk kam fshehur se duam dy fqinjët tanë në Bashkimin Evropian. Por ne gjithashtu presim që ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm: Shqipëria të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëvendosjes dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek”, tha  Mitsotakis.

Ai vuri në dukje se dje u takua me përfaqësuesit e pakicës etnike Greke në Shqipëri, duke dëgjuar “dorën e parë” për problemet me të cilat ata përballen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here