Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shpreh sot se është konstatuar se të dënuarit apo paraburgosurit edhe pse ndodhen brenda burgjeve kanë vazhduar me intensitet të ruajnë lidhjet e tyre kriminale si brenda dhe jashtë burgut duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në burgje por jo vetëm.
Madje siç tha ajo, “kanë guxuar megjithëse kanë qenë të izoluar në burg të bëhen rrezik serioz edhe për punën e punonjësve të drejtësisë”.
Donika Prela kujtoi se në fillim vit kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore, ndërkohë që regjimi i posaçëm në burgje është deleguar edhe për Prokurorin e Krimeve te Renda.








































