Google search engine
Home Lifestyle Del video-ja, Eni Vasili përplaset keq me ish-deputetin e PD: Do të...

Del video-ja, Eni Vasili përplaset keq me ish-deputetin e PD: Do të nxjerr jashtë! Pse dhunoni?!

0
814

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Eni Vasili dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu patën një debat të ashpër mes tyre dhe gjithçka nisi nga incidenti i ndodhur me gazetarin e Top Channel ku disa banorë të Astirit, ditën kur ndërhyri IKMT për shembjen e banesave,  i hodhën atij nga dora mikrofonin.

 “Pse ia merrni mikrofonin një gazetari, pse e dhunoni kur ju vetë nuk doni të jeni të dhunuar”, u është drejtuar Vasili disa prej banorëve të Astirit, të pranishëm në studio, por ndërhyrja e herëpashershme e Balliut ka bërë që Vasili t’i kthehet me tone të ashpra.

“Klevis do më lësh të lutem të drejtoj emisionin , ose do të nxjerr jashtë në qoftë se vazhdon kështu”, i tha moderatorja, ndërsa ish deputeti vijoi duke thënë se “Ky është muhabet kot, nuk u dhunua gazetari, por mikrofoni”.

Ndiq debatin në video:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here