Blinduan Astirin që në mëngjes dhe ndaluan kalimin e qytetarëve, IKMT del me njoftimin e rëndësishëm (FOTO)

0
391

IKMT ka vijuar sërish mëngjesin e sotëm shembjen e disa objekteve në zonën e Astirit në kuadër të projektit të ‘Unazës së madhe’.

Sipas Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, sot janë prishur dy objekte të tjera dykatëshe, ndërkohë gjatë këtij aksioni nuk ka pasur rezistencë nga banorët.

Zona e ‘Unazës së Re’, mëngjesin e sotëm u zgjua e rrethuar nga forca të shumta policore. Efektivët e policisë kishin krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.

Para tre ditësh, banorët e ‘Astirit’ u përplasën fizikisht me forcat policore pasi fadromat e IKMT shemben 33 objektet e para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here