Google search engine
Home Politike Drejtesi Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari ‘trazuan ujërat’ e politikës dhe jo vetëm,...

Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari ‘trazuan ujërat’ e politikës dhe jo vetëm, reagon Gjykata Kushtetuese

0
372

Mbi situatën e tensionuar dhe debatet për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes gjykatëseve, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllarin pritet që ky institucion të dalë me një njoftim zyrtar për këtë çështje.

“Do të sqarojmë opinionin publik për këtë çështje”, është shprehur shpehur Evrin Papandili, sekretari.

Kuvendi i Shqipërisë sot ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ky pozicion ka sjellë përplasjen mes maxhorancës dhe Metës, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se posti i anëtares i takon Arta Vorpsit, dhe ndërkohë Meta ka dekretuar Xhaferllarin, e cila është betuar dje tek Meta dhe sot ka shkuar në zyrë, ndërsa Vorpsi, u betua tek noteri dhe ia çoi Metës kopjen me Postë. E ngërçi bëhet edhe më i madh, kur sot, të dyja gjyqtaret shkuan në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here