Google search engine
Home Aktualitet Arrestimi i ‘juristes’ mashtruese, zbulohet e shkuara e saj e errët/ Si...

Arrestimi i ‘juristes’ mashtruese, zbulohet e shkuara e saj e errët/ Si u vu në pranga në kohën kur ishte sekretare e ministres Harito dhe si zhvaste miliona lekë për jetë luksi

0
508

Amarilda Leka është arrestuar ditën e sotme pas një hetimi që ka zgjatur rreth një vit. Ajo akuzohet sa i ka zhvatur me mashtrime 50 mijë euro një shtetasi me inicialet B.Z. që ndodhej në burg, me premtimin se do të ndikonte që ai të lirohej.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçarja përmetare arrestohet, pasi për një histori të ngjashme është arrestuar edhe në vitin 2015.

E njohur asokohe si sekretarja elektorale e Milena Haritos, Amarilda Leka u arrestua për korrupsion. Ajo është punësuar në vitin 2014 në Gjykatë dhe Leka u arrestua me akuzën e mashtrimit, shkruajnë mediat e asaj kohe.

Ajo dyshohej se kishte përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave që vuajnë dënimin në burg.

Asokohe ishte 29-vjeçce dhe premtonte se do t’ju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësisë me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Me sa duket Amarilda Leka i paska shpëtuar drejtësisë asokohe dhe nuk e ka harruar ‘vesin’ e saj të keq të mashtrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here