Teksa doli nga Prokuroria e Tiranës, ku ishte thirrur për akuzat e ngritura ndaj tij për përplasjet e dhunshme në Astir, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu bëri një paralajmërim të fortë.
Balliu tha se sot në darkë do të publikojë prova dhe dokumente që sipas tij faktojnë se kush janë hajdutët e pronave.
“Sot në darkë do të shihni disa prova dhe dokumente se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Sot në darkë, shumë shpejt do i shihni. Do jua tregoj unë”, tha Balliu para gazetarëve pa preferuar të japë shumë detaje.