Sfidoi Presidentin Meta për Kushtetuesen, flet noterja ku u betua sot Arta Vorpsi: Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime! (FOTO)

0
297

Mëngjesin e sotëm Arta Vorpsi sfidoi Presidentin Meta duke u betuar para noteres dhe duke marrë kështu detyrën si si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.

Në një prononcim për ABC News, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit, por se nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.

“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, shprehet noterja.

Arta Vorpsi u rendit e para në listën e KED dhe disa ditë më pas emri i saj u botua në Fletoren Zyrtare duke e bërë fakt të kryer emërimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila bëri të nistë konflikti me institucionin e Presidentit të Republikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here