Google search engine
Home Politike Drejtesi Raporti i KED fundos Marsida Xhaferllarin, nga informacione sekrete për abuzime, deri...

Raporti i KED fundos Marsida Xhaferllarin, nga informacione sekrete për abuzime, deri tek mungesa e statusit të magjistrates

0
468

Dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në shkelje të ligjit dhe afateve kohor nga ana e presidentit Ilir Meta, duket se e ka thelluar edhe më tej luftën mes Presidencës dhe Kuvendit. Por megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye për të treguar se përplasja tanimë ka nisur, pasi të tjera detaje kanë dalë duke e thelluar skandalin dhe sidomos statusin e zonjës Xhaferllari si gjyqtare të Kushtetueses. Ka qenë Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, e cila përmes një raporti sekret për llogari të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka konstatuar se kandidatja për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, tanimë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, është përfshirë në veprime korruptive. Sipas raportit për Marsida Xhaferllarin, ngihen dyshime se në vitet 2001-2002, ka favorizuar një palë nën hetim kundrejt përfitimit financiar. Gjatë kësaj periudhe kandidatja rezulton se ka qenë gjyqtare. Konstatimi i DSIK për Xhaferllarin, e cila ishte në të njëjtën kohë edhe kandidate për Inspektore e Lartë e Drejtësisë, reflektohet në vendimin e KED të datës 10 shtator 2019, për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidates Xhaferllari për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga presidenti Ilir Meta në 4 mars 2019. Në përfundim të procedurave të verifikimit të znj. Marsida Xhaferllari, kandidate për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, nga organet kompetente disponohen të dhëna të viteve 2001-2002 ku ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive duke favorizuar palën nën hetim kundrejt përfitimit financiar”, thuhet në raportin sekret të DSIK të datës 6 qershor 2019. Por përfshirja në afera korruptive sikundër pretendon DSIK në raportin dërguar KED nuk është e vetmja mangësi që ka anëtarja e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari. Zonja Xhaferllari mund të cilësohet me probleme edhe më të mëdha, pasi komisioni i vetingut nuk ka marrë një vendim për të, duke deklaruar se ajo e ka humbur statusin e magjistratit dhe duhet të testohet nga fillimi në shkollën e Magjistraturës. Në mars të vitit 2019, kur ajo kërkoi rivlerësim në KPK, teksa shumica e trupës gjykuese arsyetoi se Marsida Xhaferllari, e cila mbante postin e Kryeinspektores pranë Inspektoratit të ish-KLD, kishte humbur statusin e magjistratit dhe nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj. Pra, të gjitha këto tregojnë se zonja Xhaferllari nuk është e denjë për të qenë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here