Gjykata e Apelit ka lënë të lirë sot ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazaj, duke vendosur si masë shtrënguese atë të detyrimit të paraqitje.
Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, pas mega-operacionit të policisë, i akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdet.Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ‘Arrest në burg’ për Iliazajn, 18 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm.
Gjithashtu Apeli ndryshoi masën e sigurisë edhe për dy të arrestuarit Renaldo Pastërma dhe Albert Doda.










































