Dekretimi i partneres së Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka hasur në kundërshti të shumta, duke u cilësuar se nuk i plotësonte të gjithë kriteret.
Në krah të saj ka dal LSI dhe PD, por nisur nga kjo ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një status ironik në rrjetet sociale.
“Demokratët thonë që është ligjor dekreti i Presidentit për të bërë gruan e Enkeled Alibeajt si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. A do e quanin të drejtë nëse dekretohej burri i Spiropalit ose gruaja e Taulant Ballës?”, shkruan me ironi Spahiu.
