Pasi presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta thërrasë për të kryer procesin e dhënies së detyrës, Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi nuk ka pritur gjatë dhe është betuar sot para noteres.
Mësohet se Arta Vorpsi ka kryer betimin tek noterja Miranda Xhemalce.
Në tekstin e betimit, gjyqtarja Arta Vorpsi thekson: “Unë e nënshkruara, Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”

