Betimi i Arta Vorpsit te noterja/Reagon Arben Ristani dhe bën komentin epik: Jam kurioz, kush e paguan noterin në këtë rast dhe a mund të bëhet betimi me pagesë?

0
305

Ka nxitur një sërë reagimesh betimi që bëri Arta Vorpsi tek noterja pasi ishte votuar në Parlament për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Vorpsi zgjodhi një notere, por pikëpyetja e madhe mbetet vlefshmëria ligjore e këtij akti. 

Arben Ristani ka reaguar me anë të një komenti në rrjetin social, në mënyrë ironike shpreh kuriozitetin e tij, se kush e ka kryer pagesën për noteren. “A mund të bëhet betimi me pagesë”, pyet natyrshëm Ristani.

Postimi i plotë i Ristanit:

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese fillon detyren pasi betohet perpara Presidentit te Republikes, parashikon neni 129 i Kushtetutes.

Kur gjyqtari betohet perpara noterit publik, pyetja e vetme qe ka kuptim, eshte kush e paguan noterin ne kete rast dhe a mund te behet betimi me pagese?

Kurjoz jam per solemitetin ne momentin e pageses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here