Basha sulmon hapur kreun e KED: Rama në bashkëpunim me Dvoranin duan të kapin Kushtetuesen!

0
318

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi në qytetin e Sarandës e ka quajtur kërcënim ringritjen e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se Rama në bashkëpunim me Dvoranin duan të kapin Kushtetuesen.

“Mesazhi është që për këtë qeveri është jetike që të bllokojë reformën në drejtësi. Ky është kërcënimi më I madh. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese. Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Rama në bashkëpunim me Dvoranin duan të kapin Kushtetuesen. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here