Arta Vorpsi u betua te noteri si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, reagon Presidenca

0
304

Pasi Arta Vorpsi është betuar te noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.

Postimi i Blushit

Të dashur gazetarë,

Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.—-

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here