Policia ka njoftuar se është vënë në pranga biznesmeni vlonjat Pëllumb Petritaj. Dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvërnecit. Ai akuzohet për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’
Pëllumb Petritaj është njeriu që ka tjetërsuar pjesën më të madhe të pronave në bregdetin e Vlorës, akuzë për të cilën u arrestua një vit më parë por u lirua nga Apeli i Vlorës.