Google search engine
Home Politike Drejtesi A është i ligjshëm betimi i Arta Vorpsit? Kryetarja e Dhomës së...

A është i ligjshëm betimi i Arta Vorpsit? Kryetarja e Dhomës së Noterëve del me deklaratën e fortë

0
428

Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi ka folur pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja Miranda Xhemalçe.

Ajo shprehet se noterja në fjalë ka bërë detyrën dhe veprimet e saj janë të ligjshme. Por betimi i saj para noteres a ka të njëjtën vlerë si para Presidentit, për këtë Sadushi nuk zgjodhi ta komentonte,ndërsa tha se kjo duhet të zgjidhet nga institucionet.

“Noteria ka bërë vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme. Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”-tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here