Shkolla për spiunë në zemër të Berlinit, hap dyert për 4 mijë agjentë

0
303

Agjencitë gjermane të zbulimit kanë hapur sot shkollën e përbashkët për spiunë në zemër të Berlinit, qytet ky që gjatë Luftës së Ftohtë është cilësuar si “çerdhe e spiunëve” dhe që vazhdon të jetë i tillë, sipas Associated Press.

 Përfaqësuesit e agjencive që operojnë brenda dhe jashtë vendit edhe zyrtarisht kanë hapur dyert e qendrës së trajnimit për zyrtarët e zbulimit, që gjendet në afërsi të vendit ku dikur ishte ndërtuar muri që ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë. Zyrtarët e saj thonë se agjentët do të mësojnë të luftojnë sulmeve kibernetike dhe terrorizmit. Kjo qendër e re e trajnimit ka laboratorë të kimisë dhe punëtori të ndryshme, brenda të cilave do të mësojnë shumëçka që do t’i ndihmojë agjentët e ardhshëm në kryerjen e punës së tyre me sukses. Kjo shkollë e spiunimit gjendet në objektin e ri të agjencisë gjermane të zbulimit BND, që hapi dyert në fillim të këtij vendi dhe ka hapësirë të mjaftueshme për 4 mijë të punësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here