Pasi i kërkoi ujë në banesën e saj i mori bizhuteritë me vlerë 700 euro, arrestohen 5 “skifterët shqiptarë të roleksave” në Itali, Policia iu sekuestron sende me vlera marramendëse

0
313

Orët e fundit në Greqi dhe Itali janë arrestuar gjashtë shqiptarë të akuzuar për vjedhje sendesh me vlerë.

Në Edesa të Greqisë u kap një 24-vjeçar, i cili pasi kërkoi ujë në banesën e një gruaje 86-vjeçare, i mori asaj bizhuteritë me vlerë 700 euro. Pas denoncimit, ai u arrestua, ndërsa bizhuteritë iu kthyen pronares.

Ndërkaq, në Napoli të Italisë u arrestuan 5 shqiptarë, të akuzuar për grabitje dhe përvetësim të mallrave të vjedhura. Fillimisht u ndaluan 2 shqiptarë që udhëtonin me një automjet, të cilëve iu gjetën 4 mijë euro që nuk i justifikonin dhe më tej u ushtrua kontroll në banesën e tyre, ku ndodheshin edhe 3 shqiptarë të tjerë.

Aty u gjetën sende me vlerë, si ora roleks, unaza apo varëse, të cilat policia dyshon se janë grabitur.

Kapen 5 “skifterët e roleksave” në Itali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here