“E kam mbajtur sekret, ishte periudha më e vështirë”, modelja e njohur shqiptare rrëfehet si asnjëherë më parë: Njerka nuk më donte, babai s’më besonte!

0
393

Modelja bukuroshe Angela Martini, ka zbuluar në emisionin “Opinion” të pathëna për jetën e saj, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë.

Ajo tregoi se është larguar nga Shqipëria që në moshën 10-vjeçare dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.

Më tej, Angela rrëfeu edhe dramën që ka përjetuar në familje, ku njerka nuk e donte dhe bënte mashtrime dhe shpikje.

Modelja zbuloi se këtë gjë e mbajti të fshehtë për vite me radhë, pasi edhe babai s’e besonte.

Ajo tha:

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime.”

Modelja theksoi se lëvizja e saj nga Shkodra për në Zvicër, ka qenë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here