Në kohën kur Kosova po bëhet gati të krijojë qeverinë e re, një ndër emrat që përflitet që do jetë pjesë e kabinetit është edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Përveç publicistit Veton Surroi i cili u aludua se mund të ishte ministri i ardhshëm i Jashtëm i Kosovës, tashmë burimeve të mediave kosovare përflitet se në krye të postit të kryediplomatit mund të jetë Bushati.
Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.
Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, por që ky i fundit e mohoi diçka të tillë.
Surroi gjatë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit doli në përkrahje të partive opozitare, LDK-së e Vetëvendosjes.