“Avokatët shpesh nuk janë avokatë”, Olsian Çela del me deklaratën e fortë: Kjo do të marrë fund!

0
322

Pas fjalës së dy kandidateve për Kryeprokuror/e, saktësisht Arta Markut dhe Fatjona Memçajt, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Olsian Çelën.

Në fjalën e tij ndër tjera para anëtarëve të KLP-së, Çelaj u shpreh se qytetarët shpesh herë kërkojnë avokatët mbrojtës, dhe konstatohet se kryejnë mbrojtje efektive dhe kjo gjë duhet të marrë fund.

“Pavarësia nuk është për të vendosur siç të duash, por të punosh sipas ligjit, sipas çdo rregulli të tij. Sjellja me viktimat psh, apo edhe median. Transparenca do ndihmojë këtë proces.

Gjithë forcat centrifugale të natyrës negative, do krijonin kaos në Prokurori. Ligji ka dhënë mekanizmat, PP ka detyrë t’i menaxhoj.

Kam qenë drejtues i Krimeve të Rënda, ndërsa PP duhet të punojë në hetim. Njerëzit e ngarkuar për menaxhim për burimet financiare dhe jo vetëm të japin njëri-tjetrit besim e mundësi. Kemi përherë probleme buxhetore, por unë kam konstatuar se nuk është bërë asnjë studim serioz, a shpenzohen siç duhen. Kjo është arsyeja se unë do vë në lëvizje mekanizmat e duhura për të bërë këtë studim, për të mos i keqmenaxhuar.

Nëse ne do të jemi efiçentë dhe efektivë për menaxhimin e të ardhurave për kryerjen e hetimeve, bindim ekzekutivin që të na mbështesin. Është pikërisht ajo që presin të gjithë, media, opinion publik, vetë ekzekutivi.

Mendoj është problem repsektimi i fazave të para të shoqërimeve ne polici. Kanë kërkuar avokatët mbrojtës, kemi konstatuar mbrojtje efektive. Nuk e them dot përmasën e problemit, por kjo më shqetëson shumë. Nëse ne nuk u sigurojmë qytetarëve mbrojtje sapo ata shoqërohen dhe komunikimi mes dhomës së avokatisë dhe ILD-së, nuk zgjidhet.

Shpesh ka mbrojtje jo efiçente. Shpesh avokatët nuk janë avokatë. Këto duhet të marrin fund. Qytetarët nuk mund të jenë pa mbrojtje dhe identifikimi i rasteve të mbrojtjes jo efecientë, të sinjalizohen edhe nga prokurorët. Përmes sinjalizimit të dhomës së avokatisë, të ketë sukses në këtë pike.”, u shpreh Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here