Kërkohej nga Policia për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, është vetëdorëzuar 31-vjeçari Griseldo Kusi, pasi ka qëndruar 4 muaj në arrati .
Si pasojë e kontrolleve të pandërprera, që Policia e Tiranës ka zhvilluar duke kontrolluar çdo ditë në të gjithë vendet e dyshuara, në fshatra, në banesat e të afërmve, si rezultat i trysnisë së madhe policore, avokati ka dorëzuar një prej vëllezërve.








































