Mëngjesi i sotëm ka nisur i dhunshëm për banorët e Astirit.
Molotov, gaz lotësjellës dhe të lënduar tek Trauma. Kjo është panorama e përplasjes së dhunshme mes policisë dhe banorëve të Astirit, mëngjesin e sotëm.
Banorë u ngujuan gjithë natën dhe në momentin e mbërritjes së fadromave të IKMT në vendngjarje janë konfliktuar fizikisht me focat policore.
Ata hodhën bomba molotov, ndërkohë policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës.








































