Google search engine
Home Lifestyle Plas grushti në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, shoferi dhunohet keq nga pasagjeri...

Plas grushti në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, shoferi dhunohet keq nga pasagjeri (VIDEO)

0
349

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në linjën e autobusit Kombinat-Kinostudio.Mësohet se gjatë udhëtimit, një vajzë ka konstatuar se i kishin vjedhur portofolin duke njoftuar fatorinon dhe shoferin. Ky i fundit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë, por kjo i ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.

Debati ka zgjatur disa minuta dhe më pas një prej udhëtarëve ka sulmuar shoferin e autobusit me grushte.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta më pas duke shoqëruar vajzën që i humbi portofoli dhe personin që sulmoi shoferin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here