Policia e Shtetit është detyruar të shpërndaje gaz lotësjellës, pasi banorët kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të tyre.
Mësohet se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 9 persona, 3 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 6 të tjerët protestues.
Nga informacionet paraprake, efektivët kanë marrë plagë më të rënda se banorët.
Ndërkaq në foton e mëposhtme shohim njërin nga protestuesit e lënduar, të shtrirë përtokë, i rrethuar nga efektivët e policisë.









































