Pasi Gjykata ka lëshuar urdhër arresti për ish-kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmakun, sot ka urdhëruar edhe kontrollin e banesës së tij. Mbi Agim Kajmakun rëndojnë 3 akuza dhe tashmë ndaj tij ka edhe një masë sigurie “Arrest në burg” në mungesë.
Prokuroria e kryeqytetit, pas disa ditësh verifikime, shënoi procedimin penal ndaj Kajmakut për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit dhe vendimet e marra për shkarkimin e dy nënkryetarëve, pas momentit të shkarkimit. Prokurori Kolë Hysenaj, i cili ka marrë në dorë hetimet, siguroi nga Gjykata edhe urdhërarrestin që ende nuk është ekzekutuar, pasi Policia nuk e ka gjetur në shtëpi Agim Kajmakun, i cili ka marrë dijeni për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij.