Google search engine
Home Politike Drejtesi KLP miraton metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Klodiana...

KLP miraton metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Klodiana Lala tregon arsyen pse nuk mund të votojnë dy nga anëtarët

0
380

Është miratuar 11 vota pro nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë metodologjia orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Ky është një dokument ndihmës për Këshillin dhe do të ketë përdorim të brendshëm për lehtësimin e veprimtarisë së tij në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli administron deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh dy anëtarë të KLP nuk do të votojnë për kandidatët për prokuror të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për Esmeralda Keshi Camin dhe Tartar Bazajn, të cilët shpallin konfliktin e interesit. Por ndërkohë nuk shpall konflikt interesi Besnik Cani ish-këshilltar ligjor i Arta Markut

Keshi referon si konflikt interesi masën disiplinore të iniciuar nga Arta Marku. Bazaj referon si konflikt akuzat mediatike për të që shqyrtohen nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here