Google search engine
Home Politike “Kjo është një lajthitje”, nuk përmbahet Edi Rama, kritikon hapur Kurtin

“Kjo është një lajthitje”, nuk përmbahet Edi Rama, kritikon hapur Kurtin

0
312

Kryeministri Rama ka komentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë edhe në Tiranë si dhe lajmërimin për një marshim më 28 nëntor me tematikë “bashkimin kombëtarë”, duke e cilësuar si lajthitje në një proces tranzicioni.

 “Mendoni për një moment sikur një degë e PS, natyrisht me miratim nga Kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe të thotë nuk është koha për të festuar, por për të reflektuar, dhe të bëjë një fletërrufe, që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit? Unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum, ku kam qenë edhe vetë dhe duhet njëfarë kohe për të bërë kryeministrin. Sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur fillon, por bëhesh me kalimin e kohës”, tha Rama në një intervistë për Top Channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here