IKMT-ja ka nisur mëngjesin e sotëm që të shembë banesat në zonën e Astirit, ku është përballur me një rezistencë të dhunshme nga ana e banorëve. Një grua ka treguar se nuk ka ndërmend ta lejojë që të shembet shtëpia e saj dhe bëhet me dije se është ngujuar në katin e tretë të banesës së saj.
Me duart e lidhura, gruaja qëndron në këmbë dhe vijon rezistencën e saj për mos lejimin e shembjes së banesës.








































