Google search engine
Home Aktualitet FOTO/ Pampuri e shpalli të vdekur LIVE, ja si qëndron e vërteta...

FOTO/ Pampuri e shpalli të vdekur LIVE, ja si qëndron e vërteta e banorit. Kush është militanti i Partisë Demokratike që ka pranuar t’i përdoret emri si i vdekur

0
318

Pak minuta më parë Partia Demokratike nëpërmjet ish deputetes Oriola Pampuri shpalli LIVE se në zonën e Astritit ka mbetur i vdekur një person.

Sipas Pampurit viktima quhej Mahmut Imallari dhe sipas saj, trupi i tij gjendej në morgun e spitalit. Madje ajo akuzoi spitalin e traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen. Por, në tentativë për të përfituar politikisht, ku nuk munguan edhe lotët para kamerave, Pampuri ka mashtruar Live duke përhapur panik, pasi në të vërtetë Imallari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë vetëm një ndihmë shëndetësore pranë Spitalit.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, Imallari qëndron madje ulur vetë pa ndihmën e asnjë personi duke pasur të gjithë parametrat shëndetësor në rregull dhe është gati për të lënë spitalin. Në fakt Imallari është një militant i Partisë Demokratike që në këtë rast ka pranuar t’i përdoret emri si i vdekur vetëm dhe thjesht për interesa politike të partisë së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here