Google search engine
Home Politike “Do të krijojë një boshllëk që do të mbushet nga të tjerë”,...

“Do të krijojë një boshllëk që do të mbushet nga të tjerë”, Merkel bën deklaratën e fortë gjatë takimit me Conte-n dhe kërkon hapjen e bisedimeve për Shqipërinë

0
290

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila vazhdimisht ka shprehur mbështje për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe kësaj radhe ka apeluar që të nisin bisedimet.

Gjatë takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, Merkel tha se mos çelja e negociatave me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të krijojë një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë.

“Kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s, ndaj ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike”, deklaroi Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here