Google search engine
Home Politike Parlament “Hiq maskën e fol troç”, Balla: Presidenti ka hall të çojë në...

“Hiq maskën e fol troç”, Balla: Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt

0
418

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndërsa ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se qëllimi i Metës ka qenë që të çojë në KED 4 emra të propozuar për Kushtetuesen.

Balla akuzoi Presidentin se do të dërgojë në Kushtetuese një person të njohur për të që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj. Ai i kërkoi që të heqë maskën dhe të flasë troç.

“Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim. E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën ‘e kam unë e ke ti’. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë që do të thotë që ne duhet të presim, por ku parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët. Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar dhe kemi 8 vakanca”, deklaroi Balla.

Mes të tjerash Balla tha se parimi i Reformës në Drejtësi është; t’u heqim institucioneve me përmbajtje politike, qoftë ky Kuvend, apo president, të drejtën për të mbajtur peng Shqipërinë.

“Më vjen mirë që letra e presidentit sapo u lexua nga një prej deputetëve të opozitës. Kjo është gjë e mirë edhe në aspektin e dëgjimit të argumenteve, edhe pse nuk ekzistojnë argumentet, lidhur me një çështje që kemi muaj që e diskutojmë. Vakanca u shpall nga Kuvendi pas vakancave të u shpallur dhe nga presidenti i Republikës. Edhe për rastin e kandidaturës së tretë të Kuvendit, procesi është hapur. Nëse nuk plotësohet kuorumi, do të rihapim sërish, siç e përcakton kushtetuta. Ka opinion Komisioni i Venecias, bisedat mbajini për vete, futini në xhep. Kur kemi hartuar paketën e Reformën në Drejtësi, ka qenë parimi; t’u heqim institucioneve me përmbajtje politike, qoftë ky Kuvend, apo president, të drejtën për të mbajtur peng Shqipërinë”, tha socialisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here