Google search engine
Home Lifestyle Plasin puthjet në mes të Tiranës, dy vajza bëjnë gjestin intim në...

Plasin puthjet në mes të Tiranës, dy vajza bëjnë gjestin intim në rrugë dhe kanë dy fjalë për të gjithë: Hatixheja e don Xhemilen (FOTO)

0
465

Mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit është organizuar një protestë e pazakontë.  Një grup me aktivistë dhe anëtarë të komunitetit LGBTI, kryesisht femra, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, në një paradë për të drejtat e tyre.

Me thirrjet në kor “Jemi lesbike, jemi krenare”, protestuesit për të drejtat e komunitetit LGBTI vijuan të qetë marshimin, i cili u shoqërua nga forcat e policies, por nuk prodhoi asnjë incident.

Gjatë protestës ra në sy momenti kur dy vajza të këtij komuniteti u puthën, ndërsa në duar mbanin një banderolë ku shkruhej: Hatixhja e don Xhemilen.

Parulla të tjera ishin edhe ato ku shkruhej: “Jam krenare që vajza ime është lesbike”, “krenar me qenë vetja” etj. Kjo protestë u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore “ERA”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here