U plagos rëndë me 2 plumba, kush është shoferi i prokurorit Ndoja që nuk i mbijetoi dot atentatit dhe çfarë shkruajnë miqtë e tij (FOTO)

0
375

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që u plagos gjatë atentatit të 1 nëntorit në kryqëzimin e Shkozetit ndërroi jetë ditën e djeshme. Prej 6 ditës ai luftoi mes jetës dhe vdekjes, por nuk arrti dot të mbijetonte.

I ndjeri Maloku ishte qëllua me dy plumba në atentatin ku mbetën të plagosur edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Maloku, shoferi i prokurorit, ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Në profilin e tij të ‘Facebook’, të afërm dhe miq i kushtojnë fjalë zemre Andi Malokut dhe i shprehin ngushëllime familjes. Kujtojmë se më herët ai ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here