“Rrugë të mbarë k***”, Kejvina Kthella u mor në pyetje nga Policia për telefonatat me Redjan Rrajën, ish moderatorja e njohur bën reagimin e papritur pasi e rrahu poshtë pallatit

0
376

Kejvina Kthella është bërë sërish lajm ditën e djeshme, por këtë herë jo në ato rozë.Në njoftimet e kronikës ajo është zbuluar se kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Kjo miqësi ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga Policia.

 Balkanweb shruan se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, bëhet e ditur se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

Kjo duket se i ka pëlqyer Einxhel Shkirës, vajza me të cilën vetëm pak ditë më parë, Kejvina pati një përplasje fizike.Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, pasi doli lajmi për marrjen në pyetje të Kejvinës, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se ka lidhje me situatën ku ndodhet modelja.

Ajo shkruan: Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” .

Sherri mes vajzave të showbizit, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi rrahin Einxhel ShkirënTre vajzat e njohura të ekranit, Oriola Marashi, Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira janë përleshur mbrëmjen e 15 tetorit në Liqenin e Thatë të Tiranës. Vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj.Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here