Google search engine
Home Aktualitet Reshje shiu dhe furtunë, mësoni si parashikohet të jetë moti për ditën...

Reshje shiu dhe furtunë, mësoni si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme dhe kur do të marrë kthesën e madhe

0
344

Prej dy ditësh vendi jonë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje për nga intensiteti me të cilin u shoqëruan.

Ndërsa ditëne sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por mesatare në qarqet e tjera.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme rreziku për përmbytje do të zvogëlohet ndjeshëm. Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara. Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 13 / 18 °C

në vendet malore: 9 / 14 °C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here