Google search engine
Home Politike Plas keq sherri/ Kreshnik Spahiu e pyeti për vilat e Lulzim Bashës,...

Plas keq sherri/ Kreshnik Spahiu e pyeti për vilat e Lulzim Bashës, ish-deputeti demokrat e ofendon publikisht: Ky është gabimi që ka bërë PD me njerëz si ty dhe për këtë unë kam turp! (REPLIKAT)

0
327

Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu debatoi ashpër mbrëmjen e djeshme me ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin.

Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha ndërsa Ervin Salianji këtë e konsideroi këtë një propagandë.

“Kjo është një propagandë. Pallate s’ka askund. Bandat janë tani. Ke qenë në KLP e di që atëherë ka qenë e vështirë të bëhej drejtësi”- tha Salianji.

“Unë dhashë dorëheqjen sepse u përplasa me partinë dhe pushtetin tuaj”- iu kundërpërgjigj Spahiu.

“Nëse ka diçka që Partia Demokratike ka bërë gabim është se ka vendos në pushtet njerëz të paaftë si ju, dhe për këtë unë që kam hyrë në parlament kam turp”- iu kundërpërgjigj Salianji ish kreut të Aleancës Kuq e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here