Ditën e djeshme ndërroi jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili u qëllua me plumba gjatë atentatit të 1 nëntorit.
Mirëpo sipas gazetarit Basir Çollaku, familjarët e të ndjerit Andi Maloku janë të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marr trupin e djalit të të tyre edhe pse sot në orën 13:00 do të mbahet ceremonia mortore ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Postimi i Çollakut:
Shoferi i prokurorit. Familjaret : Qeveria po na e vret per se dyti, nuk na japin trupin
Vdekja e shoferit, familjaret nuk marrin dot trupin, ora 13 ceremonia e varrimit.Familjaret e Andi Malokut, 23 vjeçari, shofer i Prokurorit Arjan Ndoja, qe u qellua ne atentatin ne Durres, perveç fatkeqesise se humbjes se djalit tani jane shume te shqetesuar, sepse nuk po marrin dot trupin. Kemi lajmeruar oren 13 te dites se sotme, per ceremonine e varrimit dhe nuk na thone asgje çfare po bejne.
Ata kane pritur thuajse gjithe naten dhe tani gjenden prane morgut per te marre trupin e te ndjerit…Qeveria po na e vret djsain per se dyti thone familjaret, nuk po na lene ti japim lamtumiren e fundit ta varrosim.





































